LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid pas mbrojtësit të Napolit

Real Madrid pas mbrojtësit të Napolit
Faouzi Ghoulam, Napoli

Gjiganti spanjoll, Real Madrid po synon të gjejë një mbrojtës të majtë për t’i bërë konkurrencë Marcelos.

‘Los Blancos’, së fundmi janë vënë pas algjerianit, Faouzi Ghoulam që aktivizohet në Serie A me Napolin.


Ish-anëtari i St Etienne ka pasur një stinor fantastik me napolitanën duke rënë në sytë e skuadrave të mëdha.

26-vjeçari ka zgjuar interesim edhe të skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich, Chelsea, Manchester City dhe PSG.

Ai ka një kontratë me Napolin deri në qershor të vitti 2019.

Ndërkohë sipas medieve spanjolle dhe atyre italiane, Real Madrid ka bërë gati një ofertë joshëse për Napolin që ta lë të lirë mbrojtësin anësor.

Besohet se kampionët e Evropës janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për transferimin e Ghoulamit në ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/