LAJMI I FUNDIT:

Armë, drogë e para të falsifikuara konfiskohen në Skenderaj

Armë, drogë e para të falsifikuara konfiskohen në Skenderaj

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, policia e Kosovës në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll të një shtëpie, ku ka konfiskuar një pistoletë.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, urdhër kontrolli u realizua mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, njëzetë e gjashtë gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme, të cilat dyshohen që janë të falsifikuara, me vlere prej 1900 euro.


Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.G.,24 vjeçar, i cili dyshohet se ka pas në posedim armën dhe dëshmitë tjera, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.