LAJMI I FUNDIT:

Apple vjen edhe me modelin iPhone Edition?

Apple vjen edhe me modelin iPhone Edition?

Një ditë e re sjell një thashethem të ri për iPhone. Këtë herë, burimet e afërta me Apple deklarojnë se kompania nuk do ta quajë telefonin e ri ‘iPhone 8’, mirëpo ‘iPhone Edition’, për të shënuar 10 vjetorin e pajisjes.

Gjenerata e re e telefonit pritet të ketë ekran prej 5.8 inç të teknologjisë AMOLED që do të ndërtohet nga Samsung.


Procesori përmes të cilit do të punoj telefoni pritet të jetë A10X ose A11 përderisa RAM memorie do të ketë kapacitet prej 3GB ndërsa hapësira ruajtëse deri në 256GB.

Ndër tjerash, iPhone i ri pritet të vijë me mbushës pa kabllo, pullën virtuale ‘home’, kamerën dyshe dhe mundësinë e inkuadrimit të AR.

Të gjitha këto vijnë për një çmim të majmë – modeli kryesor i iPhone të ri pritet të kushtoj mbi 1,000 dollarë.