LAJMI I FUNDIT:

Çeku: PDK i jep mbështetje Projektligjit për transformimin e FSK-së në Ushtri

Çeku: PDK i jep mbështetje Projektligjit për transformimin e FSK-së në Ushtri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Çeku tha se PDK, si partia më e madhe në vend do ta mbështesë Projektligjin që mundëson transformimin e FSK-së në ushtri dhe çdo çështje tjetër që zhvillon vendin.

Çeku në një konferencë për media tha se PDK e vlerëson lartë këtë nismë të presidentit Hashim Thaçi.


Anëtari i Kryesisë së PDK-së tha se me këtë iniciativë presidenti ka dëshmuar lidership, guxim, përgjegjësi.

Çeku tha se ky vendim dhe veprim do t’i bëjë qytetarët e Kosovës krenarë, raporton Telegrafi.

Ai ftoi të gjithë ata që kanë rezerva për formimin e ushtrisë, tha se Ushtria e Kosovës do të jetë faktor i sigurisë në rajon.  /Telegrafi/