LAJMI I FUNDIT:

Ngeli në provim, i jep fund jetës studentja shqiptare – prindërit rrëfejnë ngjarjen! (Foto)

Ngeli në provim, i jep fund jetës studentja shqiptare – prindërit rrëfejnë ngjarjen! (Foto)

Studentja e Ekonomikut në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i jep fund jetës, pasi mbeti në një provim. Të paktën ky është dyshimi paraprak i Policisë së Lushnjës në lidhje me vetëflijimin e 18-vjeçares nga Divjaka, Arjola Muça.

Sipas Policisë, vajza i ka dhënë fund jetës duke marrë mbidozë medikamentesh mjekësore, që kishte marrë për kurimin e një ftohjeje kronike.


Sipas burimeve të Policisë dyshohet se 18-vjeçarja kishte pasur debate me familjarët për shkaqe që mund të kenë lidhje me notën në provim.

Debatet kanë nisur në mbrëmjen datës 1 mars, ku dyshohet se prindërit i kanë tërhequr vëmendjen për më shumë kujdes për mësimet.

Por nota jokaluese në provimin e radhës e ka ngarkuar psikologjikisht 18-vjeçaren, derisa ajo ka vendosur të ndërmarrë aktin fatal ndaj vetes me mbidozën e ilaçeve.

Në dhomë ka hyrë rastësisht nëna e saj, e cila ka parë vajzën në gjendje të rënduar shëndetësore. 18-vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ku mjekët vunë re se gjendja e saj ishte kritike për jetën. Me gjithë ndihmën e parë në këtë spital, ata e kanë nisur për në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se intoksikimi ka qenë aq i fortë, saqë 18- vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Gjatë marrjes në pyetje të familjarëve dhe prindërve të Arjolës, ata kanë mohuar që të kenë pasur ndonjë debat të fortë me vajzën e tyre mbrëmjen e së mërkurës, ku edhe ndodhi ngjarja.

Ata janë shprehur gjatë deklarimit në Policinë e Lushnjës se vajza e tyre ishte relativisht e qetë dhe se nuk kanë vënë re asnjë shqetësim evident tek ajo kohët e fundit.

Lidhur me hetimet e shkaqeve që sollën vetëflijimin e vajzës 18- vjeçare, nuk përjashtohet dhe mundësia që ajo t’i këtë dhënë fund jetës për shkak ndarjes nga ndonjë histori e mundshme dashurie, apo nga ndonjë zhgënjim i përjetuar kohët e fundit. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drejtësi
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Politikë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Siguri
Kalo në kategori