LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët e bashkuar: Ivanovi ta ndryshojë vendimin e tij dhe ta mandatojë Zaevin

Pensionistët e bashkuar: Ivanovi ta ndryshojë vendimin e tij dhe ta mandatojë Zaevin

Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM) ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin e formimit të qeverisë liderit të opozitës, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se kryetari Ivanov e shkeli përsëri Kushtetutën e vendit ”shleu” më shumë se 612 mijë qytetarë të vendit. Sipas tyre, vendimi i Ivanovit sjell rrezik të madh prë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë.

Ata e thërrasin Ivanovin që ta ndryshojë vendimin e tij dhe ta plotësojë obligimin e tij kushtetues dhe t’ia jep mandatin liderit të opozitës. Njiherit PPBQM-ja thërret qytetarët që të jenë të qetë për të tejkaluar këtë krizë./Telegrafi/