LAJMI I FUNDIT:

Jeton Nixha: Do të arrijmë së paku edhe tri fitore, palestrën e meritojnë tifozët më të mirë në Kosovë

Jeton Nixha: Do të arrijmë së paku edhe tri fitore, palestrën e meritojnë tifozët më të mirë në Kosovë

Trajneri i KB Rahovecit, Jeton Nixha, ka deklaruar se tifozët Vreshtarët janë tifozët më të mirë në Kosovë, teksa potencon se ata dhe njerëzit e Rahovecit meritojnë palestrën, sepse me infrastrukturën do të arriheshin fitoret edhe më të mëdha.

Nixha thotë se ndeshja ndaj Pejës shkoi keq në disa aspekte, teksa tha se Besnik Sharku nuk duhet të rrezikohet pa u rikuperuar plotësisht. Ai përmend nevojën për një organizator, pasi Tyler Deihl është i vetmi plejmejker natyral aktualisht.


Nixha potencon se synimi i klubit për të mbetur në kampionat është arritur, dhe se ai nuk ndjen se është në rrezik për t’u shkarkuar pas pesë humbjeve radhazi, ndonëse thotë se ai do të mundohet që bashkë me ekipin t’i sjellin edhe SË PAKU 3 fitore qytetit dhe tifozëve.

“E dimë të gjithë që ekipi i Pejës është ekipi më i kompletuar në Kosovë, si me lojtarë vendor, ashtu edhe me një numër të madh të lojtarëve të huaj. Sa i përket ekipit tonë, ne jemi duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë sa i përket ndryshimeve dhe lëndimeve që i kemi. Me lëndimin e Morinës jemi të hendikepuar në pozitën 1, sepse të vetmin lojtar që e kemi në atë pozitë është Tyler Deihl dhe e dimë se pozita 1 është truri i ekipit”.

“Sa i përket Besnik Sharkut, ne e dimë që për shkak të lëndimit që ka në dorë dhe në qafë ai nuk ka stërvitur më shumë se një javë. Deshira e tij për t’i ndihmuar klubit është e madhe, por kam për detyrë t’i mbroj lojtarët pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të tij për të ndihmuar, por për shkak të mos përgatitjes së tij mund të vij te ndonjë lëndim edhe më i madh dhe për këtë s’kemi nevojë as ne si klub e as Besniku”.

“Në fillim të kampionatit jemi dakorduar me kryesinë e klubit se sivjet për arsye të infrastrukturës ambiciet tona janë modeste, apo mbijetesa, të cilën ne e kemi arritur, por prap se prap ne nuk do të ndalemi me kaq, do të mundohemi që deri në fund të kampionatit t’i kemi edhe së paku tri fitore. Shpresoj që me kthimin e Besnikut dhe Altinit do t’i rregullojmë radhët tona. Këto fitore i kemi borxh tifozëve që nuk ndalen duke na përkarhur pavarësisht disavantazhit. Këto fitore u kemi borxh qytetarëve të Rahovecit që shpenzojnë për të na shikuar në mungesë të palestrës. Këto fitore i meritojnë njerëzit që për pasionin dhe dëshirën për qytetin dhe basketbollin, e këtë duam të kontribojmë që të rritet dhe jo të humbet”.

“Sa i përket pozitës time, nëse kryesia e klubit mendon se unë nuk e kam kryer punën time, ajo nuk është problem (flet për shkarkimin e mundshëm dhe presionin pas pesë humbjeve)”.
“Në fund, dhe më e mira e kësaj pune janë tifozët tanë që janë më të mirët në Kosovë dhe shpresoj që edhe ekipi jonë me palestrën e re dhe me disa investime të mira do të kënaq tifozët në të ardhmen e afërt”, u shpreh Jeton Nixha. /Rahoveci24/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori