LAJMI I FUNDIT:

Koci i përgjigjet Nikoliqit: Haradinaj nuk e ka kërcënuar Serbinë, e ka mbrojtur Kosovën

Koci i përgjigjet Nikoliqit: Haradinaj nuk e ka kërcënuar Serbinë, e ka mbrojtur Kosovën

Avokati i Arianit Koci ka thënë se presidenti serb Tomislav Nikoliq pa të drejtë po akuzon Ramush Haradinajn.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ai ka thënë se nuk është e vërtetë se Haradinaj po kërcënon Serbinë në sytë e botës, siç ka thënë Nikoliq.


Lexoni postimin e plotë të Kocit:

“Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se “z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës”.

Kjo nuk është e vërtetë.

Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.

E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.

Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore” (sic.), ka shkruar Koci. /Telegrafi/