LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: U montua përgjigja ime për Demarkacionin, sepse unë kam bërë kundër-pyetje retorike (Video)

Lladrovci: U montua përgjigja ime për Demarkacionin, sepse unë kam bërë kundër-pyetje retorike (Video)

Pas publikimit në media të videos së kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili i pyetur për Demarkacionin me Malin e Zi përgjigjet në mënyrë vulgare, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=WduW8Gm_pc0

Lladrovci në profilin e tij në Facebook ka shkruar se e konsideron si tendencioze dhe të qëllimshme lansimin e kësaj videoje e cila, sipas tij, ka qëllime komerciale.


Ramiz Lladrovcit, për Demarkacion: Ja ke… (Video)
Lexo po ashtu Ramiz Lladrovcit, për Demarkacion: Ja ke… (Video)

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Lladrovcit:

“Në një pyetje të gazetarit, ne sheshin e Prishtinës, se çka mendoj unë për demarkacionin, jam përgjigjur, duke i thënë: ‘Ah, ç’ja ke fute kot! Si pyetet, ne mes të Prishtinës, një kryetar komune, se çka mendon për demarkacionin’

Kjo kundërpyetje retorike, ka qenë krejt përgjigjja ime, në këtë pyetje.

Ndërkaq, gazetari, te cilin as tani s’e njoh dhe nuk e di se kush ishte, duket që me qëllim e ka montuar dhe keqinterpretuar përgjigjen time, duke qenë krejtësisht tendencioz.

Per ta sqaruar edhe me mirë krejt këtë, do te ishte mirë që gazetari ta publikoje tërë videon, dhe jo ashtu të montuar dhe me shkëputje.

Andaj, e lus gazetarin qe ta publikojë videon komplet, ku shihet qartë edhe gjestikulimi im, lëvizja e duarve dhe dëgjohet krejt ajo qe kam thënë.

Konsideroj se këto montime, me qëllim tërheqjeje te klikueshmërise dhe të shikueshmërisë, që po bëhen përditë e më shumë nëpër portale dhe media të caktuara, me qëllime komerciale, po kuptohen qartë edhe nga opinioni dhe secili prej nesh.

Pra, mos montoni! Punoni! Por, punoni drejt dhe fer!” (sic.), ka thënë ai. /Telegrafi/