LAJMI I FUNDIT:

Arma e heshtur: Kur spiunët vrasin me helm

Arma e heshtur: Kur spiunët vrasin me helm

Arma e heshtur është përdorur në shumë raste nga agjentët koreano-veriorë. Por precedentët i përkasin kohëve të Luftës së Ftohtë.

Helmi është arma e heshtur, e përdorur shpesh nga shërbimet e fshehta. Dhe pikërisht agjentët koreano-veriorë e kanë përdorur në disa raste për të eleminuar kundërshtarët e regjimit. Një mënyrë veprimi e cila është e konsoliduar dhe e provuar tashmë.


Edhe pse gjithmonë duhet marrë me rezerva, po të kemi parasysh që shpesh herë, në luftën mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, propaganda del mbi realitetin.

Precedentët

Në verën e vitit 2011, dy aktivistë të cilët ndihmonin të arratisurit nga Korea e Veriut në Kinë, u bënë shënjestër e sulmeve misterioze. I pari, Patrick K., u gjet i shtrirë pranë një stacioni taksish. Dhe në gjendje të dëshpëruar, do të vdiste shumë shpejt. Dyshimi është se qe helmuar me një injeksion.

Disa ditë më vonë, në Yanij, gjithmonë në Kinë, një misionar koreano-jugor duke ecur nëpër rrugë, pati një si ndjesi djegie, në pjesën e poshtme të këmbës. U kthye dhe pa një një person, që në gjuhën kineze i tha: “Më falni, më falni.” Menjëherë, viktima ra pa ndjenja. Për fat të mirë arrijnë ta shpëtojnë.

Në fund, autoritetet e Seulit, në gusht të atij viti, njoftuan arrestimin e një spiuni të Koresë së Veriut, i akuzuar se ishte përpjekur për të vrarë Park Sung Haq, një mërgimtar i cili dërgonte balona ajri me mesazhe propagandistike në drejtim të Koresë së Veriut. Do të shpërndaheshin edhe fotografitë e “armëve”, stilolapsa që fshehin age të vogla.

Lufta e Ftohtë

Përpara koreano-veriorëve, historinë e kanë bërë operacionet e epokës së Luftës së Ftohtë. Në shtator të vitit 1978 në Londër, u vra Georgi Markov, një disident bullgar.

Vrasësi i tij do të përdorte ricinë të “ndarë” nga një çadër e modifikuar. Një rast që do të hyjë në histori, ashtu sikurse dhe tentativat e shumta të CIA-s për të vrarë Fidel Castron, duke helmuar purot dhe objekte të tjera që përdorte udhëheqësi koreano-verior. /CdS –Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori