LAJMI I FUNDIT:

Lahm: Dje, treguam çfarë mund të bëjmë

Lahm: Dje, treguam çfarë mund të bëjmë

Philipp Lahm është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Arsenalit.

Bayern Munich fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Arsenalit dhe kjo fitore i ka lënë shije të mirë mbrojtësit gjerman, i cili ka thënë se skuadra tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë.


Ancelotti: Rezultati na jep besim, shpresojmë të shkojmë larg
Lexo po ashtu Ancelotti: Rezultati na jep besim, shpresojmë të shkojmë larg

“Dje, ne me të vërtetë treguam se çfarë mund të bëjmë, sidomos në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Lahm pas ndeshjes.

“Morëm një rezultat të përsosur për ndeshjen e dytë”, përfundoi mbrojtësi gjerman.

Ndryshe, Lahm u ndëshkua me kartonë të verdhë gjatë ndeshjes dhe do të jetë i pezulluar për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/