Të enjten, më 16 shkurt do të nisin gërmimet në oborrin e xhamisë afër lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës, e cila u shkatërrua gjatë luftës së fundit, pasi që dyshohet se aty mund të ketë varrezë masive.
Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, i cili tha se këto gërmime do të bëhen në bashkëpunim me mjekët ligjorë, Policinë e EULEX-it dhe atë të Kosovës.
“Sipas informatave që disponojnë institucionet përgjegjëse, dyshojmë që në atë vend ka mbetje mortore. Është caktuar data 16 shkurti për gërmimin vlerësues, i cili do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe organet kompetente vendore”, ka thënë Gjetaj.
Edhe Zyra e EULEX-it e konfirmon se gërmimet në Mitrovicën e veriut, do të fillojnë shumë shpejt, pa dhënë ndonjë datë.
Në përgjigjën që zyra për media e këtij institucioni i kanë dhënë Ekonomia Online thuhet se, “vlerësimi i atij vendit do të bëhet në një të ardhme të afërt”.
Këto gërmime kanë qenë të planifikuara të fillojnë në nëntor të vitit të kaluar, por edhe në janar të këtij fillim viti.
Arsyeja e mos fillimit të punës sipas zyrtarëve kompetent kishte qenë çështja e motit të lig.
Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1800, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Kosova dhe Serbia deri më tash kanë zhvilluar një sërë takimesh teknike për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre rasteve, por rezultatet deri tash kanë qenë të pakta.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare