Rrëfim suksesi: Rinia e diasporës shqiptare – shpik teknologji të re, krijon vende pune edhe në Prishtinë
Janë vëllezër që të tre; janë me kualifikime superiore nga Universiteti Lund në Suedi – ndër më të mirët në botë; ndërsa, i bashkon edhe interesimi i madh për teknologji dhe sipërmarrësi.
Këta vëllezër janë Fidan, Vatan dhe Vigan Bytyqi. Fidani është magjistër në ekonomi; Vatani inxhinier i diplomuar në inxhiniering softuerik; ndërkaq, Vigani është inxhinier për zhvillim dhe dizajn të produkteve.
Para tri vitesh, në Malmo të Suedisë ata e kanë themeluar startup-in Animus Home. Në këtë kompani merren me shpikje: inovacionet më të reja për tregun global të industrisë së shtëpive të zgjuara, transmeton Telegrafi.
Produkti i parë, Animus Heart (Zemra e shtëpisë) dhe platforma e saj zgjidh dy probleme kyçe të shtëpive të zgjuara: e para është se e bashkon shtëpinë në një aplikacion të vetëm (ndriçimi, TV, sensorët, kamera etj. menaxhohen përmes një aplikacioni të vetëm); e dyta është që konsumatori nuk ka nevojë të mendojë se çfarë mund të bëjnë produktet e zgjuara në shtëpi, sepse aplikacioni rekomandon drejtpërdrejt për shërbimet, si: alarmi i shtëpisë, menaxhimi i ngrohjes etj.
“Deri në vitin 2020 parashikohen mbi 50 miliardë produkte të zgjuara. Asnjë kompani në botë ende nuk e ka zgjidhjen se si konsumatori do ta kontrollojë shtëpinë me të gjitha këto produkte të ndryshme. Këtë s’e di madje as Apple e as Google. Ne, me produktin tonë, e kemi ballafaquar këtë sfidë dhe e ofrojmë zgjidhjen. Kështu, në mars presim të fillojmë me dërgesat me shumicë për konsumatorët në BE”, ka thënë Fidani.
Për tri vjet, themeluesit e kanë financuar vetë nismën, zhvillimin e produktit dhe nëntë bashkëpunëtorët. Por, ndërmarrja e tyre nuk kaloi pa vëmendje. Në nëntor 2016 arritën marrëveshje me një investitor suedez. Investitori është sipërmarrës i njohur në telekom, nga ku Animus Home vlerësohej me plot 1,5 milionë euro.
“Me familje jemi arratisur për në Suedi në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Atëherë, ne fëmijët, ishim dy deri në gjashtë vjeç. Si çdo i ri shqiptar, në diasporë rritesh me nostalgjinë dhe frymëzimin e familjes që vendlindjen asnjëherë nuk duhet harruar. Ndaj, tani na erdhi mundësia që për vendlindje të bëjmë më shumë. Kështu, kemi hapur vende të reja pune, këtu në Prishtinë, me punësim të menjëhershëm në fushat e zhvillimit të softuerit (front-end)”, thekson Fidani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRikthehet Winamp
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Google zbulon mjetin me Al që kujton gjithçka që ju keni harruar ku e keni lënë
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit