LAJMI I FUNDIT:

Lajmet e rrejshme: Wikipedia nuk do citojë Daily Mailin; Daily Mail ua ndalon gazetarëve Wikipedian

Lajmet e rrejshme: Wikipedia nuk do citojë Daily Mailin; Daily Mail ua ndalon gazetarëve Wikipedian

Wikipedia hidhet në terren kundër “lajmeve të rreme”: bashkëpunëtorët e versionit në anglisht të enciklopedisë online kanë vendosur që të eliminojnë Daily Mailin nga burimet e cituara, duke e konsideruar tabloidin britanik përgjithësisht jo të besueshëm, për shkak të mos verifikimit të fakteve, sensacionit dhe lajmeve të sajuara.

“Wikimedia Foundation”, pjesë e të cilit është Wikipedia, ka shpjeguar se autorët e versionit britanik të enciklopedisë ishin duke diskutuar në lidhje me ndalimin e Daily Mail-it, qysh prej fillimit të vitit 2015.


“Redaktorët vullnetarë të Wikipedia English kanë vendosur që Daily Mail është përgjithësisht jo e besueshme, dhe se përdorimi si referim përgjithësisht do të ndalohet, mbi të gjitha në rastet kur ekzistojnë burime të tjera më të besueshme”, ka bërë të ditur fondacioni.

Reagimi i Daily Mail nuk ka vonuar.

“Daily Mail në vitin 2014 ka ndaluar të gjithë gazetarët që të përdorin Wikipedian si burim të vetëm, për shkak të pabesueshmërisë së saj”, ka thënë një zëdhënës i të përditshmes, sipas asaj që shkruan The Guardian. “Të gjithë ata që besojnë në lirinë e shprehjes duhet të jenë thellësisht të shqetësuar për këtë përpjekje cinike dhe të motivuar politikisht, për të mbytur median e lirë”. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori