Këtë vit Qeveria e Kosovës do të nis përgatitjet për krijimin e Fondit Pensional. Ndryshe nga deri tani që të punësuarit kanë kontribuar vetë për pensionin, ekzekutivi duket se planifikon të kthejë sistemin e dikurshëm që gjeneratat e reja paguanin për pensionet e gjeneratave më të vjetra.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një intervistë për Gazetën Fjala, ka bërë të ditur se kjo mbetët të jetë pjesë e një debati gjithëpërfshirës, “pas propozimit të cilin do të shpalosim, besoj këtë vit”.
“Në parim, krijimi i një Fondi Pensional, mes tjerash, do të duhej bazuar në kontributet e gjeneratave, por që nuk përjashton edhe forma tjera të gjenerimit të mjeteve financiare për një Fond të tillë”, ka thënë Abrashi.
Para se të ndodhë kjo ai thotë se do të vazhdojë reformën e cila nënkupton menaxhim edhe më të mirë të skemave, “që do të sjellë edhe kursime shtesë, njëkohësisht synojmë të nisim edhe dy skema e tjera, skemën e pensioneve invalidore dhe pensioneve familjare”.
“Pasi të kemi ndërmarrë këto veprime, planifikojmë të hapim debatin, ku do të propozojmë një reformë më të thellë dhe më afatgjate”.
Abrashi në këtë intervistë fletë edhe për lartësinë e pensioneve të veteranëve, e cila do të varet kryekëput nga zhvillimi ekonomik i vendit, për të arriturat e ministrisë e tij, sa i përket punësimit, caktimin e pagës minimale, pensionet e shqiptarëve në Zvicër e shumë çështje tjera.
Gazeta Fjala: Kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes, sa për qind të planit tuaj keni arritur ta realizoni deri më tani? Cilat janë sfidat për këtë vit?
Abrashi: Ministria që unë drejtoj, në përgjithësi realizon mes 90-95% të planit. Ndërsa në nivel qeverie, programi ynë qeverisës po realizohet me sukses, çka dëshmohet edhe nga rritja ekonomike prej 4%, si dhe ajo e buxhetit më të madh të njohur ndonjëherë, që tani ka kapur shifrën prej dy miliardë euro.
Sfidat janë mbajtja e hapit të rritjes ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja, niveli ende i lartë i papunësisë, aftësimi dhe riaftësimi, veçanërisht i të rinjve, ku e kemi edhe numrin më të lartë të papunëve, punësimi i grave dhe grupeve tjera të margjinalizuara. Për të gjitha këto, kemi bazë për të qenë optimistë për përballimin e tyre me sukses.
Gazeta Fjala: Inspektorati i Punës për çdo vit tregon se në tregun e Kosovës janë me mijëra punonjës në sektorin privat pa kontrata pune dhe në kushte të rënda. Keni premtuar zero tolerancë në këtë drejtim, përse nuk po shihen efektet?
Abrashi: Në fund të vitit që lamë pas, Inspektoriati i Punës ka përgatitur një Plan Veprimi, plan i cili reflekton këtë prioritet. Ky plan i është prezantuar edhe Komisionit Evropian në Bruksel, kjo sepse në mesin e obligimeve kundrejt këtij institucioni, figuron edhe luftimi i informaltetit në tregun e punës. Kemi të bëjmë me një planifikim afatmesëm, i cili parasheh rritjen progresive të inspektimeve nga IP-ja, por edhe masa inkurajuese për operatorët ekonomik e biznesor. Gjithashtu, parashihet edhe rritje e përkrahjes infrastrukturore dhe resurseve njerëzore të IP-së. Pra qysh nga fillimi i këtij viti, pres aktivitet të shtuar nga Inspektorati i Punës, përderisa do angazhohem personalisht, që të siguroj që progresi është i shpejtë, i matshëm, dhe premtues për të ardhmen.
Gazeta Fjala: Përse nuk është caktuar këtë vit paga minimale?
Abrashi: Kemi trajtuar disa herë pagën minimale në kuadër të diskutimeve të KES-it, dhe siç e dini ekziston një formulë e cila përcakton këtë pagë. Sidoqoftë, kemi një pajtim që duhet të largojmë pagën e dyfishtë minimale; pra të kemi vetëm një pagë minimale, pavarësisht moshës së punëkërkuesve. Besoj që këtë vit, KES do të dalë me propozime konkrete, sa i përket azhurnimit të formulës e cila përcakton lartësinë e pagës minimale. Por të jemi të hapur, kjo nuk është thjeshtë një ushtrim teknokratik, dhe as vetëm i disponueshmërisë në dialogun social, kjo ka të bëjë me një qasje e cila bazohet në ambientin socio-ekonomik. Duhet të sigurohemi që të mos shkurtojmë degë, të cilat ofrojnë pemë, thjeshtë duhet të punojmë ngushtë me sektorin punëdhënës, që të sigurojmë që rritja e pagës ofron më shumë qëndrueshmëri dhe produktivitet edhe te ta. Duhet presim edhe propozimin përfundimtar të KES.
Gazeta Fjala: A i besoni të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për papunësinë? Sa është numri i papunëve dhe sa do të punësohen këtë vit?
Abrashi: Statistikat nga ASK prodhohen sipas standardeve të BE-së, konkretisht sipas standardeve të EUROSTAT-it, dmth në përputhje me standardet më të larta evropiane. Pra unë iu besoj këtyre standardeve, por nëse ka dyshime dhe skepticizëm të theksuar nga kushdo, një informacion më i detajuar se si dhe sa aplikohen këto standarde, nuk do i bënte keq askujt. Pavarësisht, ulja e papunësisë është fakt i kryer, të cilin e kam konfirmuar nga burime dhe analiza multi-sektoriale. Në 2016 pamë për herë të parë rënie të papunësisë nën nivelin 30%, kjo dëshmohet nga fakti se përgjatë tërë vitit 2016 rënia e papunësisë ka lëvizë mes 6% dhe 7% krahasuar me 2015, pra 26%-27% në 2016 krahasuar me 33% në 2015. Pra kemi të bëjmë me rënie të qëndrueshme dhe këtë e them pa modesti se kjo është impresive për mua. Shërbimi Publik i Punësimit në kuadër të MPMS, është një nga shtyllat që realizuan këtë ulje, dhe këtë ma konfirmojnë të gjitha statistikat e institucionit që unë drejtoj. Por unë do isha i pakënaqur edhe sikur papunësia të ishte ta zëmë 10%, dhe kjo më nxitë të bëjë krejt çfarë mund të bëjmë si institucion.
Gazeta Fjala: Në cilët sektor janë krijuar më shumë vende të reja pune dhe çfarë profesionesh?
Abrashi: MPMS përmes bashkëpunimit me partnerë ka ofruar mundësi punësimi, aftësimi apo trajnimi përmes një serie të projekteve në prodhimtari të ndryshme, punëve publike, ndërmarrësisë, vetëpunësimit. Sidoqoftë, sipas të dhënave aktuale, punësimi më i lartë është vërejtur tek industritë përpunuese, ndërtimtaria dhe tregtia. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare