LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i aksidenteve të komunikacionit në periudhën e dimrit në Maqedoni

Edhe për kundër borës dhe akulli që e kaploi Maqedoninë, është ulur numri i aksidenteve të komunikacionit gjatë periudhës së dimrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK), Stojçe Stamenkovski, për TV Nova tha se kjo është si rezultat i punës së KRKS-së dhe kanë treguar rezultat të mirë në lidhje me aksidentet.


“Edhe pse nga fillimi i viti, është regjistruar vetëm një viktimë në aksident komunikacioni si pasjoë e motit të ligë, është e nevojshme kujdes më i madh dhe përgjegjësi më e madhe për gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, porositi Stamenkovski.

Statistikat thonë se gjatë vitit 2016, në aksidente komunikacioni jetën e kanë humbur gjithsej 164 persona, që është 10% më shumë se viti 2015.

Stamenkovski tha se nuk ka vend në Evropë dhe botë ku numrat e viktimave nga aksidentet e komunikacionit nuk shënojnë rritje dhe sipas tij, nëse vazhdon ky trend, vdekjet nga aksidentet mund të futen në 5 arsyet e para të vdekjes në gjithë botën./Telegrafi/