Ligji për falimentimin është ligj kyç për funksionimin e ligjeve tregtare. Me këtë ligj rregullohet edhe aspekti i falimentimit për bizneset. Në të njëjtën kohë është edhe shumë e rëndësishme që të ketë zbatim të mirëfilltë të ligjit sepse në këtë mënyrë arrihet edhe zhvillim ekonomik i qëndrueshëm për vendin.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka tha se ky ligj krijon një sistem bashkëkohor për procedurën e falimentimit të bizneseve.
“Ligji përmban edhe dispozita që krijojnë rikonstruimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të cilat përballen me telashe të ndryshme. Krahas përdorimit të kornizës së re ligjore nga ana e bizneseve Oda Ekonomike Amerikane, do të donte që edhe vet gjykata dhe gjykatësit të cilët merren me procedurat e falimentimit. Të krijonin një praktik më të mirë dhe të zbatoj në përpikëri të gjitha depozitat e ligjit të ri”, tha Zeka.
Kurse, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, tha se pa pasur një sundim të mirëfilltë të ligjit që garanton kushte për zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të bizneseve, është e vështirë të ketë edhe ekonomi të qëndrueshme.
“Konsideroj se infrastruktura ligjore dhe administrative dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend. Rrjedhimisht, edhe për zhvillim ekonomik të vendit edhe drejtësia duhet t’ia paraprijë në mënyrë inventive duke paraparë hapa dhe situata të mundshme. Këtë duhet ta bëjmë me ligjin për falimentime. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problematikën e rasteve të pazgjidhura në gjykata dhe efekte që ka në bizneset e vendit procesi i falimentimit”, tha Hoxha
Kurse, drejtori i USAID-it, Christopher Thompson tha se falimentimi është pjesë e brendshme e sundimit të ligjit dhe e sistemit të zhvillimit ekonomik.
“Nëse një sistem legjislativ i mirë formuar i falimentimit si ky , nuk mund te jetë efektiv nëse nuk ka një grup profesionistësh te cilët e kuptojnë dhe mund ta aplikojnë duke i këshilluar bizneset, kjo nuk është vetëm bashkëpunim por edhe akordim dhe konsultim me bizneset dhe këto firma duhet ta kuptojnë vet se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre ne falimentim. Avokatët duhet të këshillohen mire për strukturën dhe për mundësitë brenda sistemit ata gjithashtu duhet t’iu japin dituri, t’i informojnë klientët e tyre, profesionistet, gjyqtaret duke u siguruar se falimentimi funksionon ne mënyrën e duhur”, tha Thompson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'