LAJMI I FUNDIT:

Të jetosh me peizazhin përrallor: Shtëpia e ëndrrave! (Foto)

Të jetosh me peizazhin përrallor: Shtëpia e ëndrrave! (Foto)

Në malin me pisha që ndodhet në pjesën veriore të Suedisë, është ndërtuar një shtëpi e vogël nga xhami, që është vendosur në drunj në lartësi dhjetë metra.

Në këtë formë mund të shihet peizazhi përrallor që ofron ky vend, përfshirë të ashtuquajturin Agimin Polar, transmeton Telegrafi.


Në ngrohtësinë e kabinës që ka një dhomë gjumi dhe dy hapësira për qëndrim, shihet bora që ka mbuluar pjesën malore, së bashku me kafshët që jetojnë në atë vend.

“Si fëmijë gjithmonë kemi ëndërruar të keni një shtëpi në drunj, por edhe tani që jemi rritur, kjo ndjenjë nuk na mungon”, është përshkruar dëshira për këtë vend të këndshëm.

Pos këtij objekti ku mund të qëndrojnë pesë persona, janë në plan të ndërtohen edhe gjashtë të tilla, por në largësi me njëra-tjetrën.

Të gjitha do të kenë mobilie luksoze, mbulesa të ngrohta, si dhe tarraca që shfrytëzohet në sezonin veror. /Telegrafi/