LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet sekreti i Biblës së dytë: Melania mbante në duar dy libra të shenjtë derisa Trump betohej (Video)

Zbulohet sekreti i Biblës së dytë: Melania mbante në duar dy libra të shenjtë derisa Trump betohej (Video)

Donald Trump ka bërë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, derisa Zonja e Parë Melania Trump mbante në duar dy Bibla.

Njëra Bibël ishte zyrtare, kurse tjera i përkiste nënës së Trumpit, transmeton Telegrafi.


Komiteti për inaugurimin e presidentit, kohë më parë pati paralajmëruar se Trump do të betohet në dy Bibla – në Biblën e tij personale dhe në atë në të cilën ishte betuar Abraham Lincoln.

Zyrtarë të Komitetit kanë bërë të ditur se për Trumpin do të jetë nderë i madh që do të betohet në dy Bibla, që për të kanë rëndësi të madhe – njëra është familjare dhe tjera shtetërore.

Bibla familjare i takonte nënës së tij, e cila ia kishte dhuruar kur e kishte kryer shkollën e mesme në vitin 1955. /Telegrafi/