LAJMI I FUNDIT:

PD kushtëzon zgjedhjet, Berisha e Topalli kundër bojkotit

PD kushtëzon zgjedhjet, Berisha e Topalli kundër bojkotit

Kur kanë mbetur 5 muaj nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka nisur krijimin e koalicionit për votën e lirë.

Ky nuk është domosdoshmërisht një koalicion zgjedhor, por një koalicion për të ushtruar presion që qeveria të pranojë votimin dhe numërimin elektronik si kushtin kryesor për garantimin e votës së lirë dhe të ndershme.


Anëtari më i ri i këtij koalicioni është Vangjel Dule i PBDNJ-së, por kryetari i opozitës Lulzim Basha po këmbëngul në zgjerimin e tij.

Basha ftoi në koalicionin për votën e lirë çdo parti që do zgjedhje të lira e të ndershme duke vënë në dukje se çdo justifikim apo shmangje nga kjo çështje është kundër interesit të vendit.

Por si do të arrihet kjo? Tani për tani, opozita po e shmang opsionin e bojkotit parlamentar, edhe pse ky ishte një opsion i shumëdiskutuar në mbledhjen e grupit të deputetëve. Edmond Spaho, Arben Ristani, Genc Ruli dhe Flamur Noka ishin të linjës për të bojkotuar Parlamentin, për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për protesta.

Por nga këto vetëm opsioni i protestave është mbështetur nga deputetët e tjerë, edhe pse Majlinda Bregu ka vënë në pikëpyetje aftësinë e strukturave për t’i organizuar protestat.

Kundër bojkotit ishte edhe Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. Linja e tyre, siç tha Sali Berisha ishte mobilizimi i të gjithë potencialit të opozitës, përfshirë edhe betejën parlamentare, për realizimin e misionit për rikthimin e zgjedhjeve të lira.

Jozefina Topalli kërkoi mobilizimin e Partisë Demokratike për të bërë për vete të pakënaqurit, për të krijuar besim dhe optimizëm para zgjedhjeve.

Në këtë miksim qëndrimesh, për opozitën ka vetëm një gjë të qartë; mospjesëmarrja në zgjedhje nuk është një opsion dhe se gjithçka tjetër është e ndryshueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori