LAJMI I FUNDIT:

​Walker takohet edhe me Limajn dhe Krasniqin

​Walker takohet edhe me Limajn dhe Krasniqin

Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, gjatë qëndrimit ë tij në Kosovë është takuar edhe me drejtuesit e Nismës për Kosovën, kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Jakup Krasniqi.

Njoftimin për takimin me Walker e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.


Postimi i plotë i Limajt:

“Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojm mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Walker.

Me ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.

I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.

Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë” (sic.), ka shkruar Limaj. /Telegrafi/