LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun

Hoxhaj: Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së për lirimin e liderit të AAK-së.

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për të mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit.


Ministri i Jashtëm tha se kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë, duke përmendur  vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.

“Burim i ndalimit të Haradinajt është Serbia”, tha Hoxhaj në seancë.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun me Kosovën.

Hoxhaj tha se ka bërë kërkesë zyrtare për vizitë urgjente në Francë e ku temë kryesore do të jetë lirimi i Haradinajt.