LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Mos përgjegjësia e KEDS-it dëmton bizneset dhe përkeqëson gjendjen sociale

Gërxhaliu: Mos përgjegjësia e KEDS-it dëmton bizneset dhe përkeqëson gjendjen sociale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerëson se mos përgjegjësia e KEDS-it në përgjithësi dhe posaçërisht në këto ditë me acar të madh ka dëmtuar rëndë bizneset vendore por edhe e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen sociale të kategorive në gjendje të rëndë sociale.

Kreu i OEK-ut thekson se kjo kompani me rastin e privatizimit ka marr mbi vete obligimin dhe përgjegjësinë e furnizimit kualitativ dhe të pa ndërprerë të qytetarëve dhe bizneseve me energji elektrike.

Obligimi i saj është që të mirëmbaj, menaxhojë dhe furnizojë konsumatorët dhe zotimi ka qenë se në këtë drejtim nuk do të ketë probleme, mirëpo aktualisht po ndodh e kundërta.


Javën që shkoi ishim dëshmitar i probleme të shumta me të cilat u ballafaquan qytetarët e vendit por edhe bizneset si rezultat i mungesës së angazhimit të KEDS-it për të siguruar furnizim të rregullte dhe kualitativ.

Fakti se në temperaturat shumë të ultë, deri më 25 nën zero, me ditë të tëra disa vendbanime, në Dragash 72 orë, ngjashëm edhe në pjesët tjera të Kosovës, në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Ferizajt kanë mbetur pa energji tregon për mos përgjegjësinë e KEK-ut.

Njëkohësisht me muaj të tërë KEDS-i ka raportuar për punët investuese në përmirësimin e rrjetit, ndërsa një përkeqësim i skajshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike në ditët e para kur u ballafaqua me probleme tregon se këto “ riparimeve” ne rrjetë paraqesin arsyetim sa banal aq edhe provokues e imitues për kinse renovime dhe riparime të rrjetit, trafove e pajisjeve të ndryshme.

Këto ditë ishin ankth për familjet me njerëz të sëmurë, biznese të vogla e të mesme, njerëzit në nevojë, të cilët mbeten pa energji elektrike për ditë të tëra.
Oda parashtron edhe pyetjen se si mund të flitet për të mirat që i sjell MSA-ja, si mund të flitet për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit prodhues dhe për krijime të vendeve të reja të punës, kur energjia elektrike dhe furnizimi me të edhe shtatëmbëdhjetë vite pas luftës është problemi kryesorë.
Lidhur me këto probleme presim reagimet të ashpra të Qeverisë dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori