Më së voni deri më 7 janar partitë shqiptarë duhet të ratifikojnë platformën e përbashkët ndërsa më pas kreu i BDI-së Ali Ahmeti pritet të ftoj takimin e radhës me liderët shqiptarë. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ftoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare që t’i bashkëngjitet tyrezës së përbashkët.
“Mendoj se sipas marrëveshjes së arritur deri më 7 janar ose deri ne këtë fundjavë të gjitha kryesitë e partive politike nënshkruese të atij memorandumi ose asaj platforme të përbashkët duhet të ratifikojnë atë marrëveshje, të dal ose që buron nga partitë politike, duhet të ratifikohet në kryesitë e tyre. Me këtë përfundon dhe faza e parë e bashkërrendimit dhe arrihet qëllimi i bashkëpunimit të partive politike shqiptare për këtë fazë dhe pastaj nëse do të ketë nevojë për takime tjera do të informoheni”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Për të harmonizuar qëndrimet rreth platformës së përbashkët, drejtuesit e partive shqiptare ditë më parë u ulën në një tryezë të përbashkët në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.
Pas këtij takimi u spekulua se mandatari maqedonas për formimin e qeverisë së ardhshme do të kushtëzohet me platformën për të cilën kishin rëndë dakord partitë shqiptare në Tiranë por drafti në fjalë ende mbahet në fshehtësi. Nga ana tjetër, BDI-ja edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se pa miratimin e kësaj platforme nga partitë shqiptare nuk do të fillojë negociata për koalicionim me subjektet maqedonase. Me këtë rast, zëdhënësi Bujar Osmani, mohoi zërat se Ahmeti një ditë më parë është takuar me Nikolla Gruevskin.
“Aspak nuk ka të vërteta, të gjitha janë spekulime dhe mendoj se nuk duhet të merremi me spekulime të llojit të tillë. Ne do të jemi transparent atëherë kur do të kemi takim me partitë politike maqedonase. Kemi theksuar se paraprakisht pason procesi i krijimit të qëndrimit brenda në parti, krijimi i platformës së bashkërenduar me partitë politike shqiptare dhe pastaj do të fillojnë bisedimet me partitë maqedonase”, tha Bujar Osmani për Alsat-M, zëdhënës i BDI-së.
Një ditë më parë, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjeve kanë deklaruar se nuk do të fillojnë negociatat me subjektet shqiptare pa marr mandatin nga presidenti për formimin e qeverisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj