LAJMI I FUNDIT:

Kanë ngelur edhe një javë që Ivanov të caktojë mandatarin

Kanë ngelur edhe një javë që Ivanov të caktojë mandatarin

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë për të mbledhur 61 nënshkrime, shumicë për të formuar qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po rrjedh.

Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrinë ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.


Përbërja e re e Parlamentit është e përbërë nga 51 deputet të OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja 49 mandate, BDI – 10, Lëvizja Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2 deputetë. /Telegrafi/