Labeli “PINT” ka qenë një ndër grupet më të suksesshme të vitit 2016. Reperët Lyrical Son dhe MC Kresha gjatë këtij viti ishin më aktivë se kurrë me projekte të ndryshme muzikore.
Shumë këngë dhe klipe të suksesshme u publikuan nga “PINT” këtë vit, gjersa befasia më e madhe erdhi me realizimin e projektit të tyre gjigant, albumit “Rapsodët n’rap t’sotit”.
Fakti që dy reperë fokusohen në krijimin e një albumi në një treg aq komercial, tregon se ka ende muzikë të vërtetë, dhe në këtë mënyrë publikut u rezervohet një muzikë më cilësore.
Por, a u informua publiku për suksesin e vërtetë të këtij albumi? A dijnë ata se “Rapsodët n’rap t’sotit ka arritur të jetë i suksesshëm dhe i shitur edhe në tregun ndërkombëtar?
Reperi Lyrical Son ka treguar në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, arsyet se pse suksesi i “PINT” nuk favorizohet nga mediat, pavarësisht se publiku e di suksesin e tyre, sepse e përcjellin vazhdimisht.
Ai e ka cilësuar vitin 2016 si një ndër vitetet më të suksesshme në jetën e tij, si në atë private, njashtu edhe në karrierë. Kështu është shprehur ai së fundmi në një prononcim për Telegrafin, duke treguar se fakti që është bërë baba për herë të parë këtë vit, e ka lumturuar jashtë mase.
“2016-ta ka qenë për mu një prej viteve më të ngarkuara, dhe një prej viteve më të mira në jetën time, pasi ka filluar për së mbari, më së parë duke u bërë baba. Zoti ma ka sjell një vajzë Evën, për të cilën jamë shumë i lumtur dhe krenar që e kam”, është shprehur reperi për Telegrafin.
Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur as suksesin e tij në karrierë këtë vit, e që në fakt ishte albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”,i cili u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe arriti të depërtojë edhe jashtë kufijve, pavarësisht se shqiptarët nuk u informuan shumë për këtë fakt, dhe shkas i kësaj sipas reperit ishin mediat.
“Viti 2016 ka sjell një frymë tjetër siç është albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”, i cili pati shumë sukses dhe u promovua edhe jashtë duke u bërë albumi i parë shqiptar që promovohet edhe ndërkombëtarisht, edhe pse drejt them këtu nuk na kanë mbështetur shumë mediat”.
Gjersa i pyetur se çfarë mendon ai se duhet bërë më shumë që estrada të prodhojë muzikë më të mirë në vitin 2016, ai u përgjgj:
“Në vitin 2017 kisha pas dëshirë që artistët të regjistrohen më shumë dhe të paguajnë tatim më shumë, dhe jo vetëm artistët po të gjithë veprimtarët, të gjithë njerëzit që punojnë në Kosovë, sepse duke i paguar tatimet dhe duke qenë më të përgjegjshëm, ne ecim përpara. Ne si artista duhet të jemi shembull i së mirës”, përfundon reperi në rrëfimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Scarlett Johansson tregon pse nuk ka në plan të bëj një nga rolet e saj më të famshme: Natasha ka vdekur, kuptoni

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” – Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” – momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker