Vitit 2016, vit i realizimit të ëndrrave për Abrashin
![Vitit 2016, vit i realizimit të ëndrrave për Abrashin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-3-780x439.jpg)
Ishte muaji janar i vitit 2016, kur Freiburgu e shihte vetën në krye të Bundesliga 2 dhe afër synimit të madh rikthimit në Bundesliga.
Skuadra kuq e zi gjermane kishte bërë njërin nga transferimet më të bujshme në Bundesliga 2, pasi kishte nënshkruar me mesfushorin shqiptar Amir Abrashi.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ishte transferuar në Freiburg nga gjiganti zviceran Grasshopper si futbollist i lirë pasi i kishte skaduar kontrata.
Abrashi do ta mbajë gjatë në mendje vitin 2016, pasi për të ishte vit i realizimit të ëndrrave.
Në një intervistë për Telegrafin, Amiri tregon ecurinë e tij gjatë vitit 2016, ëndrrat e realizuara si dhe planet për vitin e ri.
“Është e vërtetë se është një vit për tu mbajtur në mendje. Shkoi gjithçka mirë duke filluar nga klubi”.
“Synimi ishte rikthimi në Bundesliga dhe ia arritëm, duke lënë mbrapa edhe RB Leipzig në Bundesliga 2 ku u shpallëm kampionë me plot meritë”, tregon Abrashi që kishte një stinor fantastik në ligën e dytë të futbollit gjerman.
“Personalisht jam i kënaqur me formën që kam kaluar. Bundesliga 2 është një kampionat i vështirë me shumë skuadra të mira. Ishte bukur të rikthehet në elitën e futbollit gjerman si kampionë”, vazhdon tutje Abrashi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-1.jpg)
Por ëndrra e madhe e gjakovarit u realizua në muajin qershor, pasi doli kampion i Bundesliga 2 me Freiburgun, ishte koha ta përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin evropian, që ishte i pari në histori për kuqezinjtë.
“Kemi përjetuar gjithçka për të shkuar në Euro, kemi luajtur me shpirt, kemi qarë, kemi qeshur, na kanë sulmuar, por në fund qëllimin e arritëm ta dërgojmë Shqipërinë në Euro 2016 falë gjithë shqiptarëve që na mbështetën nga do që janë”, tregon Abrashi për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-5.jpg)
Paraqitjet e tij në Francë ishin brilante, pasi ai me shpirtin luftarak që ka bëri për vete miliona shqiptar anë e mbanë botës.
Fotoja duke iu gëzuar fitores 1-0 ndaj Rumanisë ende është në profilet e shumë shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, duke treguar grinten e tij të madhe dhe gëzimin e jashtëzakonshëm për fitoren e parë.
“Të luaja në Euro 2016 ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme por edhe krenari pasi po përfaqësoja kombin tim. Kemi humbur dy ndeshje pa meritë dhe kemi marrë një fitore të madhe që i bëmë të lumtur shumë shqiptarë”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-3.jpg)
“Ishte e bukur t’i shohësh rrugët e Francës të mbuluara me flamuj kuq e zi, stadiumet ku dominuan tifozët tanë që na dhanë një mbështetje fantastike. Thjesht aventura në Euro 2016 është e paharrueshme për mua dhe gjithë skuadrën”, vazhdon tutje Amiri.
Por që kur filloi të merret me futboll, ëndrra e madhe e gjakovarit ishte të luante në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga që sot është njëri nga kampionatet më të forta në botë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-4.jpg)
26-vjeçari po luan me mjaftë sukses edhe në Bundesliga me Freiburgun, ku pas 16 javëve ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka munguar në pesë të tjera për shkak të lëndimit.
“Të luaja në Bundesliga ka qenë ëndrra ime dhe tani po e jetoj këtë ëndërr. Kemi filluar shumë mirë me skuadrën dhe jemi në pjesën e epërme të tabelës me pikë mjaftë të mira”.
Abrashi luan si mesfushor defensivë, mirëpo ai ka shijuar edhe golin e parë në elitën e futbollit gjerman, ku shënoi ndaj Bremenit në fitoren e Freiburgut 1-3.
“Kam shënuar edhe në Bundesliga 2 gola, mirëpo ky ndaj Bremenit ishte i bukur që na solli tri pikë por që edhe e shijova të shënoja në elitë. Për mua më shumë ka rëndësi fitorja e skuadrës se sa të shënoi unë gola. Më shumë fokusohem t’i shkatërroi aksionet e kundërshtarëve, ndërsa shokët kujdesën për të shënuar”, tha Abrashi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi.jpg)
Ish-anëtari i Winterthurit dhe Grasshopperit kishte disa lëndime në fund të vitit, por tani i ka kaluar ato dhe është i gatshëm për fazën e dytë.
“Kisha disa probleme, mirëpo tani çdo gjë është në rregull. Jam gati për gjysmën tjetër të sezonit dhe shpresoi të mos më përsëritën lëndimet”.
“Synimi im është që në 2017 të kem sa më shumë ndeshje të mira me Freiburgun dhe pse jo të arrijmë ndonjërën pozitë që na dërgon në garat evropiane”, përfundoi intervistën e tij për Telegrafin, Amir Abrashi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/Amir-Abrashi-2.jpg)
Ndryshe Amiri nga tifozët e Shqipërisë njihet si ‘Pit bulli shqiptar’, falë grintës së madhe që tregon në fushë dhe shpirtit luftarak që ka ai.
Javë më parë gjakovari nënshkroi kontratën e re me Freiburgun ku do të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe për disa vite. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hakmarrja e ‘mercenarit’ Donnarumma: Nga talent i madh, në i padëshiruar – portieri që i kaloi të gjitha](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-164047-380x233.png)
Hakmarrja e ‘mercenarit’ Donnarumma: Nga talent i madh, në i padëshiruar – portieri që i kaloi të gjitha
![Çmenduria e pronarëve të Chelseat: 135 milionë euro për sulmuesin që ka shënuar 21 gola](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/boehly-380x233.png)
Çmenduria e pronarëve të Chelseat: 135 milionë euro për sulmuesin që ka shënuar 21 gola
![Mbappe ka fyer rëndë Lewandowskin, dalin pamjet nga situata acaruese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/lewandowski-mbappe-380x233.png)
Mbappe ka fyer rëndë Lewandowskin, dalin pamjet nga situata acaruese
![Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sondazhi-380x233.jpg)
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm
![Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-euro-2024-2-380x233.jpg)
Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë
![Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Daku-Rashid-1-380x233.jpg)
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të
![Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/perez-2-380x233.png)
Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit
![Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1-380x233.jpg)
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme
![Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/musiala-2-380x233.jpg)
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë