LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Chelsea – Stoke City

Parashikim: Chelsea – Stoke City
HULL, ENGLAND - OCTOBER 01: Willian of Chelsea celebrates scoring his sides first goal with his team mates during the Premier League match between Hull City and Chelsea at KCOM Stadium on October 1, 2016 in Hull, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Chelsea do të kërkojë të forcojë kreun tabelar dhe të mbajë distancën e lartë me përcjellësit për titull, por do të ketë punë jo të lehtë ndaj Stokes në Stamford Bridge.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: 31 dhjetor (e shtunë), 15:00

Eden Hazard (Chelsea)

Lajmet rreth ekipeve


Chelsea
Chelsea ka marrë lajme të mira me rikthimin e Diego Costas dhe N’Golo Kantes, të cilët munduan në fitoren ndaj Bournemouthit për shkak të suspendimit. Pedro është jashtë fushave për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.

Stoke City
Arnautovic do të ekzekutojë ndeshjen e fundit si i suspenduar. Afellay rikthehet në formacion edhe një herë pas paraqitjes ndaj Liverpoolit. Hughes ishte i nervozuar me humbjen ndaj Liverpoolit ku një start pozitiv devijoi në shkatërrim. Tifozët e Stokes presin start të Shaqirit dhe Bojanit në këtë takim.

A e dini se?

Chelsea ka fituar në 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier

Chelsea s’ka pranuar gol në 10 nga 12 ndeshjet e fundit.

Chelsea ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tetë nga 11 ndeshjet e fundit.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Chelseat në shtëpi.

Chelsea është i pamposhtur në 18 nga 20 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në ndeshjet mes Chelseat dhe Stokes janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Formacionet e mundshme: Chelsea - Stoke City
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Chelsea - Stoke City

Analiza

Chelsea arriti fitoren e 12-të radhazi në Ligën Premier dhe do të dëshirojë që të barazojë rekordin për më së shumti fitore radhazi në një sezon nëse mposhtet Stoke.

Stoke bëri një start pozitiv ndaj Liverpoolit, por lëshoi epësinë për të humbur me rezultat 4-1, ndërsa gjërat nuk do të jenë më lehtë ndaj Chelseat.

Stoke është i pamposhtur në tri ndeshjet e fundi ndaj Chelseat dhe Blutë kanë shënuar vetëm një gol në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit mes skuadrave në Stamford Bridge. Sidoqoftë, është e vështirë të shihet Stoke duke ndalur Chelsean, që mund të zgjerojë epërsinë në tabelë ndaj konkurrentëve në nëntë pikë në fund të këtij vikendi.

Parashikimi: Chelsea 2-0 Stoke City

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori