LAJMI I FUNDIT:

“Kujdes në komunikacion për festat e fundvitit”

“Kujdes në komunikacion për festat e fundvitit”

Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë (KRSKRR) në Maqedoni në prag të festave të fundvitit i nxit dhe iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumë gabime, shumë jetë të humbura të njerëzve janë pasojë vetëm e moskujdesit dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, për shkak të këmbënguljes dhe vetëbesimit të madh. Për shumicën prej nesh, si dhe për KRSKRR, ky nuk ishte aspak vit i lehtë. Këtë vit, kanë ndodhur fatkeqësi rrugore me pasoja vdekjeje në të cilat pësuan shumë njerëz të pafajshëm”, thonë nga KRSKRR-ja.


Ata i përkujtojnë pjesëmarrësit në komunikacion se shpejtësia me të cilën drejtohet automjeti çdoherë duhet të përshtatet me kushtet e rrugës dhe në destinacionin më të shkurtër të shfrytëzohet rripi i sigurimit ose helmeta mbrojtëse, alkooli të mos përdoret kur udhëtohet, të mos përdoret telefon celular derisa drejtohet automjeti dhe se respektimi i rregullave të komunikacionit vlen për ta, gjegjësisht edhe për këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët./Telegrafi/