Prokuroria Themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën për vrasjen e Almir Aliut më 25 qershor të këtij viti. Alsat M mëson se aktakuza ndodhet për vlerësim në Këshillin Penal. Vepra është kualifikuar si vrasje, dhe si e tillë, për të parashikohet dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm. Prokuroria Themelore e dorëzoi aktakuzën në 3 ditët e fundit para skadimit të afatit gjashtë mujor. Në rast se aktakuza nuk do ishte hartuar brenda kësaj periudhe, i akuzuari Boban Iliç do të mundej të lirohet nga paraburgimi, për shkak të skadimit të afatit të parashikuar me ligj për paraburgosjen.
Por, nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Kumanovës do të presë edhe raportin mjekësor me të cilin do të vërtetohet nëse i akuzuari Boban Iliç ka qenë në gjendje normale psikike dhe fizike gjatë kryerjes së aktit ose jo.
Pala mbrojtëse kishte kërkuar hetimin neuropsikiatrik në llogari të të dyshuarit për vrasjen, pasi Boban Iliç ishte mbrojtur gjatë marrjes në pyetje, se në momentin kur ka kryer aktin, nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike. Avokati i Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit Boban Iliç.
“Bazuar në të gjitha dëshmitë materiale, e posaçërisht në video incizimin që doli në publik, vërehet edhe mënyra edhe motivi i kryerjes së aktit jo njerëzor. Aty nuk ka pasur motiv për të shtypë për vdekje vetëm të ndjerin Almir Aliu por edhe prindërit e tij”, tha Asmir Alispahiç, avokat.
Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25 qershorit. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliç e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit. Ende nuk dihen motivet zyrtare, por referuar deklaratave të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, aktit i ka paraprirë një zënkë mes babait të Almirit dhe Boban Iliçit, bashkë më vëllain e tij Bojan Iliç. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Turistët nga Kosova i “rrëmbeu” Greqia”, Kurtishaj: Diaspora do të mbetet besnike e plazheve të Shqipërisë
Arrestohet zyrtari policor, ishte i përfshirë në aksidentin ku humbi jetën një qytetar në Fushë Kosovë
Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut të ‘Prishtina Parking’
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024