LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja fillon shpërndarjen e materialit zgjedhor

KSHZ-ja fillon shpërndarjen e materialit zgjedhor

Me siguri të lartë policore filloi distribuimi i materialit zgjedhor nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Anëtarët e KSHZ-së, vëzhgues të këtij procesi, paraprakisht nënshkruan procesverbalin, pasi konstatuan se printimi i materialit zgjedhor është kryer sipas të gjitha rregullave të parashikuara në kodin zgjedhor dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga ana e KSHZ–së dhe anëtarëve të saj sot u konstatua se printimi i materialit zgjedhor është kryer sipas rregullave të kodit zgjedhor dhe i njëjti proces është bërë nën vëzhgimin e video-kamerave”,- deklaroi për TVM2, Aleksandar Çiçakovski nga KSHZ.

“Gjithçka është bërë sipas rregullave të parashikuara në kodin zgjedhor, ndërsa materiali zgjedhor është printuar me cilësi të lartë”,- theksoi drejtori i ShA “Kiro Dandaro”, Dragi Miloshevski.


Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor janë printuar gjithsej 1 milion e 784 mijë e 416 fletvotime, aq sa ka edhe votues në regjistrin zgjedhor të publikuar nga KSHZ. Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” hedhin poshtë spekulimet e një portali se kinse kanë printuar mbi 80 mijë fletvotime më shumë dhe paralajmëruan kallëzim penal për portalin në fjalë.

Nga KSHZ njëherit informojnë se procesi zgjedhor për personat e sëmurë dhe të burgosurit do të mbahet të shtunën./

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori