LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi shefen e EULEX-it, premtojnë bashkëpunime të ndërsjella

Thaçi takoi shefen e EULEX-it, premtojnë bashkëpunime të ndërsjella

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe EULEX-it.

Thaçi u shpreh se EULEX-i e ka përkrahjen e institucioneve kosovare në përmbushjen dhe përmbylljen e misionit të vet.

“Ju përgëzoj për bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet e Kosovës, me Qeverinë dhe me ministritë, me organet e rendit e të ligjit”, shtoi presidenti Thaçi.


Papadopoulou u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu, ajo njoftoi Presidentin Thaçi se EULEX ka përfunduar me procesin e ristrukturimit.

“Por, puna jonë vazhdon si më parë. Llogarisim në përkrahjen tuaj që të vazhdojmë më tutje me suksesin e misionit të EULEX-it”, tha Papadoupoulou.

Presidenti Thaçi konfirmoi përkrahjen e institucioneve të Kosovës për EULEX-in.

“Kemi synim të njëjtë, kemi vizion të njëjtë, të afrojmë Kosovën drejt BE-së”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/