LAJMI I FUNDIT:

Amenorreja: Mungesa e menstruacioneve kur keni cikël normal menstrual, mungesa e energjisë dhe shkaktarët tjerë

Amenorreja: Mungesa e menstruacioneve kur keni cikël normal menstrual, mungesa e energjisë dhe shkaktarët tjerë

Femrat e dinë se menstruacionet jo gjithmonë vinë në kohë të saktë, ose ndonjëherë edhe nuk vijnë me muaj të tërë. Cikli menstrual zgjatë mes 21 dhe 35 ditëve dhe është normal të vonohet për disa ditë, megjithatë ka raste kur mund të keni kaluar muaj të tërë pa menstruacione.

Tre muaj pa menstruacione është shenjë e amenorresë, transmeton Telegrafi.


Pra, përse disa femra nuk kanë menstruacione për disa muaj edhe pse kanë cikël të rregullt menstrual?

Në videon e mëposhtme, Michael Aranda shpjegon se përderisa kalimi i menstruacioneve mund të implikojë se jeni shtatzënë, kjo mund të ndodhë edhe kur jeni duke dhënë gji, duke përdorë hapa për kontrollin e lindjes, apo keni ndonjë sëmundje e cila në mënyrë direkte ndikon te hormonet. Sidoqoftë, edhe gjërat tjera si mungesa e energjisë, mund të ndikojnë që ju ta kaloni një muaj apo më shumë…

Energjia është tejet e rëndësishme për ta mbajtur funksionin e trupit në rregull, duke përfshirë edhe ciklin menstrual.

Edhe ushtrimet fizike dhe kaloritë e pakta ndikojnë në ciklin menstrual sepse e kanë të njëjtin efekt në trup: shkaktojnë mungesë energjie.

Muaj të tërë pa menstruacione mund të shpijnë në probleme serioze shëndetësore, siç është osteoporoza. Njerëzit që vuajnë nga amenorreja kanë tendenca të kenë nivele të vogla të estrogjenit, por rregullimi i stilit të jetës mund t’i mbajë menstruacionet të rregullta. /Telegrafi/