LAJMI I FUNDIT:

Fantazma që mban në duar një foshnje! (Foto)

Fantazma që mban në duar një foshnje! (Foto)

Në shikim të parë mund të duket si një foto tipike familjare. Por nëse shikoni më thellë se sa mund të kapë syri do mund të vini re figurën e një fantazme e cila mban në duar një foshnje ndërkohë që qëndron në derën e kështjellës Crathers, afër Banchorys në Aberdeenshire.

Fotoja është shkrepur nga Bill Andrew gjatë vizitës për në vendin që daton që prej shekullit të XVI, i cili ndodhej së bashku me të bijën Coleen, mbesën Jessica dhe stërnipin Findley.

Para se të shkrepej fotoja, Coleen ishte e sigurt që e kishte mbyllur derën e kështjellës, përcjell tvklan.


Thuhet se kështjella është e përndjekur nga 2 fantazma, Zonja e Gjelbër dhe Agnes Burnett, e cila thuhet se është rishfaqur në përvjetorin e vdekjes së saj.

Menaxheri i kështjellës, James Henderson tha se disa vizitorë kanë raportuar situata të çuditshme brenda dhe jashtë saj.

ff1