LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Jam më aktiv se Pacolli

Kelmendi: Jam më aktiv se Pacolli

Biznesmeni dhe pronari i rrjetit të marketeve “ETC”, Ramiz Kelmendi, me të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ka filluar vizitat në terren, nëpër biznese, e sidomos ato prodhuese, për të parë gjendjen e tyre.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Kelmendi thotë se ka gjetur mbështetjen e kryeministrit të Kosovës e të ministrave, duke e ditur që ai vjen nga sfera e biznesit dhe i njeh nevojat dhe kërkesat e bizneseve.

Kelmendi thotë se është më aktiv sesa lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, edhe ky një biznesmen i cili ishte zëvendëskryeministër i Parë i Kosovës, nga viti 2011 deri më 2014, me synim për të ndryshuar klimën dhe për të krijuar kushte më të mira për bizneset. Pacolli ishte përgjegjës edhe për investimet e huaja. Por vetë Pacolli e pranon se ka arritur pak nga ato që kishte synuar, duke u arsyetuar se nuk i ka pasur duart e lira për të vepruar.
Por, biznesmeni pejan, i cili iu bashkua së fundi Lidhjes Demokratike të Kosovës, është i bindur se do ta ketë mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa, ndryshe nga miliarderi i AKR-së, i cili atëbotë ishte zëvendësi i Hashim Thaçit.

“Pozita ime është më ndryshe, unë jam më aktiv, i detektoj të gjitha kërkesat dhe i realizoj, për arsye se kam gjetur mbështetjen e kryeministrit të Kosovës e të ministrive. Mund të them që të gjithë ministrat e kanë përqafuar prezencën time, duke e ditur që unë vij nga sfera e biznesit dhe i njoh kërkesat e arsyeshme të tyre dhe jam në mbështetje të realizimit të tyre”.


“Pra kemi një diferencë (me Pacollin). Ajo diferencë vërehet dhe besoj që do të proklamohet sa më shumë”, ka thënë Kelmendi, për Ekonomia Online.Ai thotë se gjendja e bizneseve në terren është më e mirë se sa që promovohet, duke premtuar mbështetje për fuqizimin e prodhimtarisë.

Kelmendi potencon se Qeveria e Kosovës shpejt do të dalë me Pakon Fiskale 2 në të cilën do të përfshihen kërkesat e prodhuesve për barrierat që po sfidojnë ata dhe që produktet e vendëse po dalin më të shtrenjta në treg sesa ato të importuara.

“I kemi detektuar kërkesat e tyre si Qeveri e Republikës së Kosovës, dhe shumë shpejt do të dalim me Pakon Fiskale 2, e cila në tërësi do t’i eliminojë ato komponentë që po e bëjnë prodhuesin vendor të pafavorshëm në raport me prodhuesit e shteteve të regjionit në tregun vendor dhe gjatë eksportit”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse nuk është e duhura, ne do të ndërtojmë edhe Pakon Fiskle 3. Por, gjithnjë do të shkojmë në fuqizimin e prodhimtarisë vendore, në veçanti punësimin e të rinjve dhe të rejave në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai. Ai tregon edhe arsyen e kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës për të cilën dëshiron që mos të merret askush me të, pasi që sipas tij, lëvizjet e tij politike janë ligjore dhe kushtetutese.

Gjithashtu Kelmendi tregon se a ka qenë i shantazhuar sa ishte në dy subjektet tjera politike PDK dhe AAK. /EkonomiaOnline/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori