Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë takimit me kryebashkiakët shqiptarë nga rajoni se në fund të takimit të tyre do të hartohet një platformë bashkëpunimi.
Sipas Veliajt, kjo platformë do të ketë 5 shtylla kryesore.
“E para, urbanistika. Në muajin dhjetor, Tirana do të miratojë planin urbanistik. Arritëm në një kohë rekord arritëm të krijojmë planin urbanistik. Jam në dijeni se plane të tilla po krijohen në Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe në Preshevë”, tha Veliaj.
“Mjedisi është një nga fushat ku Tirana po bën progres. Kultura dhe arti janë çështje që kemi diskutuar gjatë me kolegët. Çdo vepër që vihet në skenë, ka një kosto dhe shpesh herë ajo që ne bëjmë i shumëfishojmë këto kosto. Dje po diskutonim me Teutën (kryebashkiake e Tetovës) se sa mirë do të ishte të krijonim një kalendar unik. Inovacioni është një nga çështjet që po preket gjithnjë e më shumë sot. Çështja e fundit është ka të bëjë me mënyra inovative të financimit, siç është partneriteti publik-privat”, tha ai.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se qytetet shqiptare përballen me sfida të njëjta.
“Qytetet tona përballen me sfida shumë të ngjashme dhe sa herë vizitoj kolegët, kuptoj se thuajse identike i kemi sfidat tona. Sipërmarrja private, bizneset kanë qenë shumë më paraprijës se sa ne. Të marrim një shembull të thjeshtë, se si ky bashkëpunim na ndihmon të gjithëve. Në vitin 2016, Tirana ka buxhetin më të madh historik që ka pasur ndonjëherë, 120 milionë dollarë, por Tirana sot është 1200 km katror, ka mbi 980 mijë banor. Për ta vënë në kontekst me rajonin, Zagrebi me një popullsi thuajse të njëjtë ka një buxhet 1.1 miliardë euro, dhjetëfishin e Tiranës”, tha Veliaj.
Në takim po marrin pjesë kryebashkiakët-kryetarët e komunave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare