LAJMI I FUNDIT:

Shtatë qytetet më të lira për të jetuar në Evropë (Foto)

Shtatë qytetet më të lira për të jetuar në Evropë (Foto)

Rritjet e mëdha të çmimeve në Londër janë duke i detyruar londinezët të largohen nga kryeqyteti. Dhe, nëse dëshironi të gjeni një punë të mirë në një vend të lirë, atëherë keni në konsideratë se ekziston një numër i madh i qyteteve përgjatë Evropës që kanë një standard të mirë të jetesës.

Rrogat dallojnë përgjatë shteteve në Evropë, por një rrogë më e lartë nuk nënkupton gjithmonë një standard më të mirë të jetesës, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Glassdoor me titullin Which Countries in Europe Offer The Best Standard of Living, disa qytete me rroga të ulëta janë shumë të mira për të jetuar.


Sidoqoftë, nëse veç dëshironi të ndryshoni vendbanim dhe të jetoni në një qytet evropian, atëherë këto janë shtatë qytetet më të lira evropiane për të jetuar:

Barcelona, Spanjë

Zona e shtatë urbane më e populluar në Bashkimin Evropian i tërheqë profesionistët dhe turistët nga e gjithë bota, megjithatë shpenzimet e jetesës janë shumë të vogla krahasuar me pagat.

Lisbonë, Portugali

Glassdoor thotë se rroga mesatare në Portogali është vetëm 15,500 euro, por kostot e vogla të jetesës nënkuptojnë se mund të bëni një jetë të mirë aty.

Athinë, Greqi

Ky qytet mund të jetë i ‘ngulfatur’ nga papunësia masive dhe kriza e refugjatëve, por nëse keni një punë, Athina është një vend tejet i lirë për të bërë një jetë të mirë.

greqi

Tallini, Estoni

Kostot e jetesës në këtë qytet janë shumë të lira, dhe duke e konsideruar kapitalin politik dhe financiar të Estonisë, pagat janë në rritje.

tallin

Thessaloniki, Greqi

Qyteti i dytë më i madh në Greqi gjendet pranë detit dhe aty mund të gjeni shumë vende të lira pune. Ky qytet është edhe atraksion turistik falë muzeve dhe monumenteve historike që posedon.

Porto, Portugali

Glassdoor raporton se qyteti i dytë më i madhi në Portugali është rreth 70 për qind më i lirë për të jetuar sesa Nju Jorku.

Tartu, Estoni

Ky qytet i bukur është i dyti më i madhi në Estoni dhe nga shteti i vet njihet si “kryeqyteti intelektual”, sepse është shtëpi e universitetit më të njohur dhe më të vjetër të shtetit, pra Universitetit të Tartus. /Telegrafi/

tartu

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori