LAJMI I FUNDIT:

I kthyen nga Gjermania, rrezikojnë ta kalojnë dimrin në tenda (Video)

I kthyen nga Gjermania, rrezikojnë ta kalojnë dimrin në tenda (Video)

Punët mirë nuk i ka familja katër-anëtarëshe e Selman Hysenit. Nëse nuk i bëhet ndonjë zgjidhje kjo familje dimrin do ta kalojë në tendë.

Kjo familje kishte ikur nga Fusha e Pajtimit, nga kontejnerët, gjatë valës e madhe të largimit nga Kosova. Kishin mësyrë Gjermaninë, por kërkesa e tyre për azil nuk u miratua.


“Shkova me duar bosh, u ktheva me duar bosh”, thotë kryefamiljari.

Ndërkaq, gruaja e tij, e lodhur nga kushtet në të cilat jetojnë fëmijët e saj, me zemër të thyer thotë se ata janë “viktima të tyre”!

Familja Hyseni ka kërkuan ndihmë nga Komuna e Prishtinës, por halli i tyre nuk u zgjidh. /Klan Kosova/