LAJMI I FUNDIT:

Shefat e Cityt tash më shumë se kurrë besojnë se mund ta blejnë Messin

Shefat e Cityt tash më shumë se kurrë besojnë se mund ta blejnë Messin

Manchester City tashmë e ka filluar operacionin “Lionel Messi”.

Shefat e klubit anglez besojnë se superylli argjentinas mund të largohet nga Barcelona në sezonin e ardhshëm, prandaj kanë përgatitur një pako mbresëlënëse financiare për transferimin e tij.

Qëllimi fillestar është thyerja e rekordit për lojtarin më të shtrenjtë në histori duke paguar 100 milionë funte për kartonin e tij, ndërkaq ai do të paguhet 500.000 funte në javë.


City me ofertë të “parefuzueshme” për Messin, Barca në presion
Lexo po ashtu City me ofertë të “parefuzueshme” për Messin, Barca në presion

Burimet pranë shefave në Etihad thonë se angazhimi i Pep Guardiolas u ka dhënë atyre një mundësi shumë të mirë për ta angazhuar njërin prej futbollistëve më të mirë në botë, transmeton Telegrafi.

Sipas Sunday Mirror Sport, besimi i tyre për transferimin e Messit tash është shumë më i madh, kjo për faktin se ai ka refuzuar ta zgjasë kontratën me Barcelonën.

Sheiku Mansour e do Messin që t’i ndihmojë Cityt për të pasur sukses në Evropë
Sheiku Mansour e do Messin që t’i ndihmojë Cityt për të pasur sukses në Evropë

Guardiola e ka bërë publike kërkesën e tij drejt 29-vjeçarit që t’i bashkohet Cityt. Dhe lajmi se sulmuesi është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij dhe ngecja në bisedimet për rinovim me Blaugranët, u ka dhënë zemër përfaqësuesve të ‘Citizens’ se mund t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Messit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij, e cila ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh për t’u prishur. Mirëpo, shefat e Barcës janë të vetëdijshëm se nëse nuk arrijnë ta bindin superyllin e tyre që të rinovojë, atëherë ose duhet ta shesin në verën që vjen ose do ta humbin pa para në vitin 2018. /Telegrafi/