LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Holub: MPB-ja rol kyç në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të besueshme

Spasovski-Holub: MPB-ja rol kyç në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të besueshme

Sot në Shkup ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, priti në takim shefin e departamentit për çështje politike në Bashkimin Evropian, Lukas Holub, me të cilin diskutuan rreth rolit të MPB-së për sigurimin e zgjedhjeve fer dhe të besueshme si dhe raportin që Komisioni Evropian e publikoi javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja njofton se Spasovski dhe Holub u dakorduan se duhet të bëhet gjithçka që qytetarët pa presione të sjellin vendim më 11 dhjetor dhe se MPB-ja ka rol të rëndësishëm në sigurimin e zgjedhjeve fer dhe të besueshme.

Ministri Spasovski, potencoi se asnjë zyrtarë policie nuk ka të drejtë të përfshihet në fushata politike dhe të keqpërdorë resurse njerëzore për qëllimet e partive politike./Telegrafi/