LAJMI I FUNDIT:

Hoxha takoi një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës, bisedojnë për mbrojtjen e pakicave

Hoxha takoi një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës, bisedojnë për mbrojtjen e pakicave

Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës në përbërje nga udhëheqësja e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Isabelle Servoz-Gallucci si dhe katër ekspertët  Elizabeth Sandor-Szalay, Tove H Malloy, Detlev Rein dhe Gisella Gori.

Temë e takimit ishte Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si një nga traktatet me gjithëpërfshirëse e dizajnuar për të mbrojtur të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare.

Zëvendësministri Hoxha i njoftoi ekspertët e Këshillit të Evropës për hapat konkret që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në kuptim të trajtimit dhe ofrimit të mundësive për komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke u zotuar që në respekt të Konventës të marrim përsipër  të promovojmë barazinë e plotë dhe efektive të pjesëtarëve që u përkasin pakicave në të gjitha fushat e jetës ekonomike,shoqërore politike dhe kulturore, së bashku me kushtet që do të lejohen që ata të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre.


“Delegacioni nga Këshilli i Evropës u ndanë shumë të kënaqur nga prezantimi i të arriturave në fushën përkatëse duke premtuar bashkëpunim të ndërsjellët në realizimin e objektivave të përbashkëta në përputhje me Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori