LAJMI I FUNDIT:

Ua hapi varrin shumë njerëzve, pse jo edhe vetes! (Video)

Ua hapi varrin shumë njerëzve, pse jo edhe vetes! (Video)

Jimmy Kickham, 89-vjeçar, ia ka hapur varrin vetes, sepse, siç thotë ai, i pëlqen të gërmojë.

Shumicën e jetës, Kickham e ka kaluar duke gërmuar, meqë është pronar i një kompanie ndërtimore tash e 50 vjet.

Sot e kësaj dite ai punon shumicën e kohës në ishullin Prince Edwards, Kanada, duke hapur kanale dhe varre me të njëjtin gërmues që e kishte blerë 45 vjet më parë, raporton CBC.


“Më pëlqen të gërmoj. Kjo është thjesht njëra nga ato gjerat që futen në sistemin tuaj. Është punë. Para. Çfarëdo që njerëzit më kanë kërkuar t’u gërmoj, e kam bërë,” ka thënë ai.

Tashmë, ai ka gërmuar varre të panumërta, dhe ka vendosur se do të kishte kuptim sikur t’ia hapte vetes varrin.

“Një ditë po gërmoja varre dhe thjesht mendova ‘do t’ia hap vetes një nëse jetoj 90 vjet’. Prandaj jam 90-vjeçar tani dhe ia kam hapur vetes varrin,” shtoi ai.

Kickham i mbush 90 vjet këtë të mërkurë dhe ka shëndet të mirë, prandaj edhe nuk pret që ta përdorë varrin njëherë.