LAJMI I FUNDIT:

Schweinsteigerin e fton miku i tij t’i bashkohet në Bundesliga 2 (Foto)

Schweinsteigerin e fton miku i tij t’i bashkohet në Bundesliga 2 (Foto)
Football Soccer - Germany v Ukraine - EURO 2016 - Group C - Stade Pierre-Mauroy, Lille, France - 12/6/16 - Germany's Bastian Schweinsteiger celebrates after scoring their second goal. German midfielder Bastian Schweinsteiger has retired from international football, he announced on Friday, July 29, 2016, saying he was disappointed to have not finished his career with a win at Euro 2016 in France. REUTERS/Carl Recine/File Photo Picture Supplied by Action Images

Bastian Schweinsteiger nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.

Kampioni i Botës me Gjermanin nuk është në planet e Jose Mourinhos tek Manchester United.


Kësisoj largimi i tij nga ‘Old Traford’, duket më se i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Është mbrojtësi gjerman, Kevin Grosskreutz që i ka bërë një ftesë mikut të tij t’i bashkohet te Stuttgarti në Bundesliga 2.

Kevin Grosskreutz e ka ftuar mikun e tij Bastian Schweinsteiger t'i bashkohet Suttgartit në Bundesliga 2.
Kevin Grosskreutz e ka ftuar mikun e tij Bastian Schweinsteiger t’i bashkohet Suttgartit në Bundesliga 2.

“Bastian është duke kaluar momentin më të keq në karrierën e tij dhe për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë”.

“Ai ka reaguar mirë duke mos bërë polemika, mirëpo unë e kam telefonuar dhe e kam ftuar të më bashkohet në Stuttgart. Do të ishte një nder i madh ta kemi kampionin e botës këtu”, deklaroi Grosskreutz.

Stuttgart vitin e kaluar ka rënë nga elita e futbollit gjerman, ndërsa tani llogaritet si favoriti kryesor për tu rikthyer në Bundesliga. /Telegrafi/