LAJMI I FUNDIT:

Konevski: OBRM-PDUKM me 63 deputetë nuk do të lejojë ridefinimin e Maqedonisë

Konevski: OBRM-PDUKM me 63 deputetë nuk do të lejojë ridefinimin e Maqedonisë

OBRM-PDUKM kërkon mbështetje masive nga qytetarët më 11 dhjetor. Me 63 deputetë të fituar, i identifikuari i aboluar, Zoran Zaev, për ndryshimin e Kushtetutës dhe për të futur dygjuhësinë në të gjithë territorin, do të mbetet edhe një faqe e turpshme në historinë e LSDM-së. OBRM-PDUKM duke fituar 63 deputetë, Republika e Maqedonisë nuk do të ridefinohet, kështu është shprehur në një konferencë për shtyp, Ivica Konevski nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, maqedonasit të cilët nuk pajtohen që të shpërndahen edhe të punësuar në administratën në Strumicë, Shtip, Radovish, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe komuna dhe qytete të tjera vetëm për përpjekjet e të aboluarit Zaev për të fituar më shumë vota, nuk është fytyra e keqe e Maqedonisë.

Konevski theksoi se Zaev ofendon bashkatdhetarët e tij vetëm për të bindë votuesit shqiptarë. /Telegrafi/