LAJMI I FUNDIT:

Ivanov kërkon ndihmë nga Trump për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

Ivanov kërkon ndihmë nga Trump për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

Presidendi i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot i’a uroi fitoren Donald Trumpit për zgjedhjen e tij si president i SHBA-ve, duke thënë se Maqedonia çdoherë do të jetë partnere e SHBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç bota ka nevojë për rend, ashtu edhe neve na duhet konsolidimi i paqes, stabilitet më i madh, siguri dhe demokraci në rajon. Për të arritur këto qëllime është e nevojshme integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare. Për të arritur të gjitha këto objektiva mbështetja e SHBA-së është thelbësore”, deklaroi Ivanov.

Presidenti shprehu besim se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trumpit do të ndihmojnë që të përmbushen këto qëllime./Telegrafi/