LAJMI I FUNDIT:

Reagon ‘Demokracia Studentore’ për vdekjen e Astrit Deharit

Reagon ‘Demokracia Studentore’ për vdekjen e Astrit Deharit

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘Demokracia Studentore’ ka reaguar përmes një komunikate për media për vdekjen tragjike të studentit Astrit Dehari.

Ata përmes kësaj komunikate i shprehin ngushëllime familjes Dehari, ndërsa gjithashtu shprehen se kjo vdekje është e dyshimtë dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë.


Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa shprehet “Vdekja në rrethana të dyshimta e studentit Astrit Dehari është shumë e rëndë si për familjen Dehari ashtu edhe për shoqërinë dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ndiejmë keqardhje për këtë vdekje e cila nuk ishte e rastësishme, por dyshojmë se ishte me planifikim. Në emër të të gjithë studentëve u shprehim ngushëllime familjes Dehari, dhe njëkohësisht kërkojmë llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast“.

“Rasti i djeshëm na kujton vdekjet apo vrasjet e pakuptimta dhe pa asnjë arsye që kryheshin nga kriminelët serbë në burgjet në Kosovë, andaj kërkojmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe organet kompetente që të japin llogari për këtë vdekje që ndodhi brenda burgjeve në Kosovë. Ne nuk e ndiejmë veten të sigurt në Kosovë, andaj edhe ndodhin vdekje të pasqaruara dhe të dyshimta, dhe për këtë dikush duhet dhënë llogari së pari familjes Dehari e mandej gjithë Kosovës”, ka thënë Ramusa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori