LAJMI I FUNDIT:

Nëna e detyroi të hante derisa i bëri 300 kilogramë (Video)

Nëna e detyroi të hante derisa i bëri 300 kilogramë (Video)
Debbie at 36st 12.jpg

Debbie Reason nga Warrington i Anglisë ia lë fajin nënës së saj, që ajo ka arritur një mbipeshë morbide dhe është pothuajse e palëvizshme.

Gruaja 48-vjeçare pretendon se e ëma e detyronte të hante porcione të mëdha ushqimi, megjithëse ajo nuk ishte e uritur, transmeton Telegrafi.


Madje, nga frika se vajza mund t’i bëhej anoreksike, nuk e linte të mbante dietë, megjithëse ajo peshonte afro 300 kilogramë.

“As që kisha nevoja të haja, por ishte e kotë të argumentoja me nënën. Babai i kërkonte të mos më ushqente, por këto fjalë shkonin në vesh të shurdhër” ka shpjeguar Reason.

“Nëna ime e kishte obsesion ushqimin dhe që nga mosha 14-vjeçare, nisi ta ndajë edhe me mua. Derisa shoqëria ime luanin përjashta, unë rija brenda, haja dhe shtoja peshë.”

Gjendja saj e rëndë, është bërë publike gjatë një emisioni televiziv, kur tregohej për njësitin e posaçëm të ndihmës së shpejtë, për persona me peshë të lartë. /Telegrafi/

https://youtu.be/5oP3M3JasYs