LAJMI I FUNDIT:

Platforma e shoqatave të romëve me vëzhgues në të gjitha njësitë zgjedhore

Platforma e shoqatave të romëve me vëzhgues në të gjitha njësitë zgjedhore

Platforma “Miro Boto, Miro Baripe” e përbërë nga shoqatat e romëve informoi se do të jetë pjesë e vëzhguesve të regjistruar në procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me rregulloren dhe procedurën e KSHZ-së me qëllim, siç thonë, kthimin e lirisë për të vendosur për të ardhmen e të gjithë romëve, por edhe për të gjithë votuesit, ata informuan se platforma e tyre do të jetë e pranishme me vëzhgues në të gjashtë njësitë zgjedhore.

“Do të marrim pjesë në procesin e mbikëqyrjes së zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 11 dhjetor. Platforma “Vota ime, përgjegjësia ime” e përbërë nga shoqatat rome do të jetë pjesë e vëzhguesve të regjistruar në procesin zgjedhor në përputhje me rregulloren dhe procedurën e KSHZ-së me qëllim kthimin e lirisë për të vendosur për të ardhmen e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe romët”, tha Ashmet Elezovski nga Shoqata E Romëve./Telegrafi/