Më 04 nëntor me fillim në ora 20:00 në ambientet e ‘’Kinotekës në Shkup’’ do të mbahet premiera e shumë pritur e filmit “Bisedë për jetën”, që nga vlerësimet e para është cilësuar si një film i pasur jo vetëm në aspektin përmbajtësor, por edhe në cilësinë e realizimit.
Një dramë psikologjike me skenar të Agim Morinës dhe me regji të Agim Abdullah, ndërsa producent është Bunjamin Kurtishi, luhet nga aktorë professional dhe me një bagazh të pasur ne artistic. Në rolin kryesor është aktori Dibran Tahiri, i cili vjen në rolin e Vullnetit plak, ndërsa aktori Burhan Amiti e luan Vullnetin në rinin e tij.
Një rol tjetër kyç në film është edhe roli i Anitës e cila vjen e luajtur nga aktorja Qëndresa Loki, e për të vazhduar me pjesën tjetër të aktorëve që përbëhet nga Elmir Sejfullahu, Besfort Idrizi dhe Agan Abdullah. Sipas producentit të filmit, Bunjamin Kurtishi, ngjarja zhvillohet në ditët e sodit, por filmi kthehet në kohë, në viti 1976.
Filmi është xhiruar në tre lokacione, në Tetovë, në Shkup dhe në Kërçovë. “Bisedë për jetën” është një dramë psikologjike, ku prezanton jetën e një poeti kinse të njohur shqiptar, i cili si pasojë e një ngjarje dashurie të dështuar në rini, në moshë të shtyrë heq dorë nga gjithçka dhe vjen deri në prag të vetëvrasjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky është Vullneti, gjyshi i cili rrezikon të humbë jetën nga dashuria e dështuar. Vajza e cila e kishte sjellë në këtë gjendje ishte Anita, ajo vinte nga Kërçova por që kishte studiuar në Spanjë dhe kjo ndodhë në vitin 1976. Nipi i Vullnetit, si një djalë i mençur, kur shkon në fshat e gjen gjyshin në një situatë shumë të rëndë dhe duke dashur të gjejë një zgjidhje ai bënë gjithçka që ta shpëtojë gjyshin dhe ta rikthejë në jetë, është boshti i rrëfimit të këtij filmi.
Filmi “Bisedë për jetën” financohet nga fondi i filmit të Maqedonisë, ndërsa do të realizohet nga produksioni filmik ‘Galaktika Pictures’.
Short FILM – Conversation on LIFE – TRAILER from GALAKTIKA Pictures on Vimeo.
Shfaqja premierë e filmit “Bisedë për jetën” do të bëhet më 04 nëntor me fillim në ora 20:00 në ambientet e Kinotekës në Shkup, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë artdashësit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City