LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit informohen nga media me pronarë serb

Maqedonasit informohen nga media me pronarë serb

Kompania ”Adria Media Grup” dje informoi se e ka blerë gazetën ditore ”Slloboden Peçat” që deri tani njihej si gazetë që e kritikon pushteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Slloboden Peçat” bëhet pjesë e disa mediave tjera në Maqedoni që janë të blera dhe të udhëhequra nga kompani nga Serbia dhe me pronarë serb.


Deri tani gazetat ditore ”Dnevnik”, ”Utrinski Vesnik”, ”Vest”, portali Telegraf.mk dhe televizioni ”Allfa” janë nën pronësi të pronarit Aleksandar Rodiq i cili shpreson se me blerjen e ”Slloboden Peçat” në Maqedoni do të ndryshojë potencialin për zhvillimin e mediave të shtypura dhe digjitale.

Nga ana tjetër, pronari më i madh i mediave në Maqedoni është serbi Veselin Jevrosimoviq, pronar i kompanisë ”Komtrejd” e cila në vitin 2009 e fitoi tenderin për paijsje për kompjutorë për çdo fëmijë. Për këtë tender, ai solli në Maqedoni gjithësejt 55.000 kompjutorë për fëmijët që mësojnë nëpër shkollat fillore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jevrosimoviq, në vitin 2013 i bleu aksionet shumicë të televizionit ”Alfa”. Ai është edhe pronarë i grupacionit ”Media Print Macedonia” që shtyp disa gazeta ditore në Maqedoni.

”Dnevnik”, ”Utrinski Vesnik”, ”Vest”, portali Telegraf.mk dhe disa aplikacione tjera janë në pronësi totale të këtij ndërmarrësi nga Serbia.

Flitet se edhe televizioni Sitel menaxhohet nga biznesmenë serb./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori